Lajme
Danimarka heq maskat e fundit, edhe ato në transportin publik
Detyrimi i mbajtjes së maskës për pasagjerët në transportin publik lokal fillimisht ishte menduar të hiqet më 1 shtator
Nga e shtuna, në Danimarkë nuk do të ketë më detyrim për mbajtje të maskës mbrojtëse, në autobus, tren ose traget, shkruan srf.ch.
Detyrimi i mbajtjes së maskës për pasagjerët në transportin publik lokal fillimisht ishte menduar të hiqet më 1 shtator, transmeton albinfo.ch. Por tani ai vendim është anuluar, ka njoftuar të premten Ministria Daneze e Transportit.
Arsyeja për këtë është se tashmë është fshirë rekomandimi i autoriteteve shëndetësore për të mbajtur distancë prej një metër në hapësirat publike.
Sipas ministrisë, heqja e detyrimit për mbajtje të maskës ishte “një pasojë e natyrshme” e “fshirjes” në fjalë.
Danezëve në të vërtetë pothuajse që nga mesi i qershorit nuk u është dashur të mbajnë maska.
Përjashtimi i vetëm tani vazhdon të jetë trafiku ajror: Nëse fluturoni, detyrimi për mbrojtjen e gojës dhe hundës zbatohet akoma, pasi, sipas Ministrisë së Transportit, trafiku ajror bie nën rregullat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














