Kosova
Ndahet nga jeta politologu, Ramush Tahiri
Ai ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës në Ekzil, në fillim të viteve `90 të shekullit të kaluar
Sot, më 13 gusht ka vdekur politologu dhe veprimtari kosovar, Ramush Tahiri. Lajmin për vdekjen e tij e kanë publikuar mediat e Kosovës.
Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.
Ai ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës në Ekzil, në fillim të viteve `90 të shekullit të kaluar.
Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.
I ndjeri, pas vetes ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem
Nesër do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














