Lajme
Shkalla e vaksinimit në Zvicër, shumë e ulët, nuk e parandalon valën e katërt
Studiuesi nga Bazeli, Richard Neher paralajmëron për një "valë të katërt" në Zvicër. Niveli i lartë i vaksinimit të grupeve të rrezikut tani do të ishte thelbësor
Vaksinimi kundër koronës mund të jetë akoma “faktori ndryshues” në luftën kundër pandemisë, thotë Richard Neher në një intervistë me “Sonntagszeitung”. Por një shkallë e lartë e vaksinimit është thelbësore, veçanërisht në grupet e rrezikut, thotë Neher, transmeton albinfo.ch.
Ai është vetë anëtar i grupit federal të koronës (Task Force) dhe është hulumtues i evolucionit, ekologjisë dhe gjenetikës së popullsisë së patogjenëve në Universitetin e Bazelit.
Në Zvicër, shkalla e vaksinimit është ende shumë e ulët për të parandaluar një valë të fortë të katërt. “Rajonet me norma të ngjashme të ulëta vaksinimi si Zvicra, për shembull shtetet amerikane të Teksasit dhe Floridës, tashmë po përballen me numër të madh të rasteve dhe nivele të larta të shtrimit në spital”, thotë Neher.
Nëse shkalla e vaksinimit nuk rritet ndjeshëm në javët e ardhshme, ekziston rreziku që sistemi shëndetësor të arrijë në kufirin e kapaciteteve të tij.
“Nëse, nga ana tjetër, përqindja e njerëzve të pavaksinuar mund të zvogëlohet shumë, të paktën në mesin e njerëzve mbi 50 vjeç, ne presim që pavarësisht numrit të madh të rasteve, rrjedha e rëndë e sëmundjes do të ndodhë në rastemë të rralla” ka thënë Neher në intervistë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















