Lajme
Zviceranët kanë shpenzuar rreth 70% më pak në restorante gjatë koronës
Nga 539 franga në muaj për një familje, sa ishte më parë, në tremujorin e dytë të vitit 2020 kanë shpenzuar më pak se gjysmën : 222 franga
Pandemia e koronës ka lënë gjurmët e saj në buxhetin familjar të popullsisë: rënia më e dukshme është shënuar sa i përket ushqimit në restorante, kafene dhe bare.
Por, gjithashtu më pak është shpenzuar për rekreacion, kulturë dhe hotele, raporton srf.ch.
Kjo vërtetohet nga shifrat e Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për vitin e kaluar, të cilat janë publikuar të hënën.
Krahasuar me vlerën mesatare të viteve të mëparshme, që ishte 539 franga në muaj për një familje, familjet zvicerane, në tremujorin e dytë të vitit 2020 kanë shpenzuar më pak se gjysmën : 222 franga, transmeton albinfo.ch.
Shpenzimet në restorante gjatë gjithë vitit 2020 kanë qenë dukshëm më të ulëta sesa në vitet e mëparshme.
Ndërsa, rënia e shpenzimeve për ushqim në restorante, kafene dhe bare në tremujorin e dytë të vitit 2020 është edhe më e theksuar: 69 franga në muaj për një familje, sa janë shpenzuar përbëjnë rreth një të tretën e nivelit në vitet e mëparshme.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres
















