Lajme
Biden: Udhëheqësit e Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi
Joe Biden: Misioni Shteteve të Bashkuara në Afganistan asnjëherë nuk ka pasur për qëllim shtetndërtimin i ri
Gjatë një konference për media, presidenti Joe Biden mbrojti vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani dhe hodhi poshtë kritikat e shumta për tërheqjen kaotike që po paraqet një krizë për të.
Po ashtu, Biden tha se misioni i Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk kishte pasur si synim shtetndërtimin.
“Nuk ishte asnjëherë për të krijuar një demokraci të bashkuar dhe të centralizuar. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan vazhdon të jetë sot, ai që ka qenë gjithmonë – parandalimi i një sulmi terrorist në tokën amerikane”, tha presidenti Biden.
Gjithashtu ai pranoi se ngjarjet u zhvilluan më me shpejtësi nga ç’ishte parashikuar, por fajësoi për marrjen e vendit nën kontroll nga Talebanët mungesën e gatishmërinë së ushtrisë afgane për të luftuar grupin ekstremist.
“Udhëheqësit politikë të Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi. Ushtria afgane u rrëzua ndonjëherë pa u përpjekur të luftonte. Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të bëjnë një luftë dhe të vdesin në një luftë të cilën forcat afgane nuk janë të gatshme ta bëjnë për veten e tyre”, tha ai.
Mijëra civilë që në mënyrë të dëshpëruar donin të iknin nga Afganistani u mblodhën në pistën e vetme të aeroportit të Kabulit të hënën pasi talebanët pushtuan kryeqytetin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin evakuimet mes kritikave në rritje në vend.
Sipas njoftimeve, pesë persona humbën jetën. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se dy persona të armatosur ishin vrarë nga forcat amerikane në Afganistan gjatë 24 orëve të fundit.
“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim”, tha Biden.
“Pas 20 vjetësh kam mësuar nga një përvojë e vështirë se nuk ka pasur kurrë një moment që do të ishte i përshtatshëm për të tërhequr forcat amerikane. Kjo është arsyeja pse ne jemi akoma atje.”
Biden e shoqëroi mbrojtjen e vendimit të tij me një paralajmërim ndaj Talebanëve: lëreni tërheqjen e SHBA-së të vazhdojë pa pengesa ose do të përballeni me një forcë shkatërruese.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













