Lajme
Vërtetohet: Vdekshmëria nga korona, më e larta, që nga Gripi Spanjoll
Në këtë krahasim janë përfshirë pandemitë si dhe vdekjet nga gripi sezonal dhe valët e nxehtësisë në mbi 100 vjet
Në vitin 2020, Zvicra kishte shkallën më të lartë të vdekshmërisë së tepërt mujore që nga gripi spanjoll, pandemia e madhe që kishte përfshirë Evropën në vitin 1918, shkruan srf.ch.
Në këtë krahasim janë përfshirë të gjitha nivelet më të larta të vdekjeve nga gripi sezonal dhe valët e nxehtësisë, gjatë kësaj periudhe rreth 100 vjeçare.
Madje, edhe më shumë se kaq, kulmet mujore të vdekjeve nga koronavirusi, të shënuara në vitin 2020 gjatë pandemisë, pothuajse kanë arritur nivelin e vdekshmërisë të janarit të vitit 1890 kur gripi rus kishte arritur kulmin e tij në Zvicër.
Me këtë rast theksohet se pandemia e vitit 1890 dhe ajo e vitit 1957 patën prekur të gjitha grupmoshat, në mënyrë relativisht të barabartë, ndërsa gjatë gripit spanjoll ishin veçanërisht të rinjtë, ata që vdisnin.
Ndërkaq, pandemia e koronës ka shkaktuar vdekshmëri të tepërt kryesisht tek të moshuarit.
Sipas shifrave të Zyrës Federale të Statistikave, megjithatë kanë vdekur më pak të moshuar sesa mund të pritej. Kjo ka ndodhur pasi vala e dytë është qetësuar, në vitin 2021.
Ndër të tjera, kjo mund të ketë qenë për faktin se jeta e disa të vdekurve nga Covid 19 ishte shkurtuar vetëm për disa javë ose muaj.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















