Lajme
BAG raporton 2,788 infeksione të reja dhe një të vdekur në 24 orët e fundit
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 9 ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 2,788 raste të reja pozitive për virusin korona në 24 orët e fundit.
Kjo e rrit mesataren 7-ditore në 2359 që është 69 për qind më e lartë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 9 ditë. Incidenca 14-ditore është aktualisht 311.21.
Norma mesatare pozitive 7-ditore është aktualisht 13.4 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur me 5 pikë përqindje, transmeton albinfo.ch. Numri i testeve të kryera në një mesatare prej 7 ditësh është 20,249 teste në ditë dhe kështu është rritur me 8 për qind në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton për një person të vdekur në 24 orët e fundit nga korona. Mesatarja 7-ditore është dy të vdekur në ditë.
Raportohen 65 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore është 36 shtrime në spital në ditë. Kjo është 57 për qind më shumë se në javën e kaluar. 604 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spital për Covid-19 (+79 për qind në krahasim me javën e kaluar).
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane – përfshirë shtretërit ad -hoc – aktualisht janë 76 për qind të zënë. Nga këto, 19 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














