Lajme
Mathys, BAG: “Situatë e pafavorshme dhe shqetësuese, jemi në Valën e 4-të”
"Situata aktualisht duhet të klasifikohet si e pafavorshme dhe, në një masë të caktuar, edhe si shqetësuese. Atë duhet ta përshkuajmë si vala e 4 -të"
Patrick Mathys nga BAG ka hapur sot konferencën për media me vlerësimin aktual të situatës me koronavirusin. “Epidemia aktualsiht është e lidhur me shumë rrethana të pakëndshme”, ka thënë ai në hyrje të konferencës.
Situata aktualisht duhet të klasifikohet si e pafavorshme dhe, në një masë të caktuar, edhe si shqetësuese. “Ne duhet ta përshkuajmë situatën aktuale si vala e 4 -të”, ka theksuar ai, transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me javën e kaluar, numri i rasteve ka shënuar një rënie të vogël. Por ai është sjellë megjithatë në nivelin që e kemi parë në valën e tretë, është shprehur më tutje Mathys.
Numri i shtrimeve në spital gjithashtu nuk duket mirë. “Ne po i afrohemi nivelit që kemi përjetuar në pranverë, gjatë valës së tretë”. Sa u përket vdekjeve, numri nuk ka ndryshuar shumë, transmeton albinfo.ch. Ato janë në një nivel të ulët dhe, në këtë pikë nuk ka shenja të përmbysjes së trendit.
Aktualisht, tri të katërtat e të gjitha vendeve të kujdesit intensiv në spitale janë të zëna, një e katërta e tyre me pacientë Covid. Situata në njësitë e kujdesit intensiv duhet të klasifikohet si e tensionuar, ka shtuar Mathys.
Si përfundim, Mathys flet për vaksinimin: “Vaksinimi mbron kundër rrjedhës së rëndë të sëmundjes. Pjesa dërrmuese e njerëzve të shtruar në spital janë të pavaksinuar”.
Me një shkallë të lartë vaksinimi, mund t`i bëhet ballë edhe një numri më të lartë të infeksioneve, përcjell albinfo.ch. “Ngecja e vaksinimit nuk tregon se situata mund të lehtësohet në të ardhmen e parashikueshme. Përqindja e popullsisë jo-imune është ende shumë e madhe”, ka thënë Mathys.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













