Lajme
Debat ekskluziv në albinfo.ch: A e sollën shqiptarët virusin në Zvicër?
Platforma mediale albinfo.ch online&print organizon më 3 shtator, të premten, nga ora 19, një debat të drejtpërdrejtë me specialistë të mjekësisë në Zvicër dhe Kosovë
Platforma mediale albinfo.ch online&print organizon të premten, nga ora 19, një debat të drejtpërdrejtë, ekskluziv me specialistët shqiptarë në Zvicër dhe Kosovë, të cilët do të përgjigjen lidhur me situatën e rënduar me virusin Corona në të dyja vendet.
Se a janë mbushur spitalet zvicerane me shqiptarë të infektuar nga Kosova, dhe nëse e sollën virusin shqiptarët e Kosovës në Zvicër, do të tregojnë specialistët shqiptarë të Zvicrës.
Po ashtu do të debatohet edhe për fushatën e mediave zvicerane me thirrjet adresuar komunitetit shqiptar në Zvicër për t`u vaksinuar. Ndërsa edhe gjendja në spitalet e Kosovës do të jetë në fokus të debatit.
Pyetjet që do të shtrohen me këtë rast janë edhe këto: Sa mërgimtarë kanë mbetur me virus në Kosovë dhe a po infektohen edhe fëmijët me mutacionin e virusit Delta.
Për këto dhe për pyetje tjera si: Sa është e vërtetë që shqiptarët e Zvicrës janë skeptikë për vaksinimin, do të përgjigjen: Dr. Fatime Imeri-Berisha – specialiste e mikrobiologjisë; Specialistja e pediatrisë, Dr. Fortesa Mehmeti nga Gjeneva; Ambasadori i Kosovës në Bernë, Sami Ukelli dhe, nga Prishtina Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Debati realizohet ditën e premte, më 3 shtator 2021 • ORA 19.00 • Zoom, Livestream në Facebook të Albinfo.ch. Debatin e moderojnë Bekim Dalipi dhe Sevdail Tahiri nga albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror











