Lajme
Zelanda e Re: Sulm në supermarket, 6 persona të plagosur
Tronditet sërish Zelanda e Re, vritet “ekstremisti më i dhunshëm” i Zelandës së Re
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku një person ka hyrë në një supermarket dhe ka lënduar disa persona, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se policia bën me dije se autori i ngjarjes së rëndë është qëlluar dhe ka vdekur në ngjarje, shkruan BBC.
Një dëshmitar, i cili foli për mediat vendase, e përshkroi ngjarjen si një skenë histerie. Dëshmitari thotë gjithashtu se ka parë edhe një burrë të moshuar, i cili ishte shtrirë në tokë me një plagë thike.
Autoritetet njoftuan se 6 persona janë lënduar nga ky sulm, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Policia konfirmon se një burrë ka hyrë një një supermarket në New Lynn dhe ka lënduar disa persona. Policia ka izoluar atentatorin dhe më pas është qëlluar. Ai vdiq në vendin e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje”, tha në deklaratë policia lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” Kompania zvicerane Mobyfly synon të revolucionarizojë transportin ujor me anijen e parë komerciale të këtij lloji... -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë”















