Kosova
Njofton ambasada gjermane në Prishtinë: Nesër hapen terminet për viza pune
Kjo ambasadë ka rikujtuar se qysh nga nesër, më 7 shtator, në orën 11:00 hapet sistemi për viza pune.
Ambasada gjermane në Kosovë ka dal edhe me një njoftim për sa i përket caktimit të termineve për viza pune, raporton Albinfo.ch.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. ?Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”‘ thuhet në njoftim.
Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?
Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ahstuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim). Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëhere kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit (“Erklärung zum Beschäftigunsverhältnis”).
Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë
Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve për parashtrimin e kerkesës për vizë sipas § 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim. Lista e pritjes për termine në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për termine, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.
Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit.
“Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues”, vijon njoftimi, transmeton Albinfo.ch.
Për më shumë informacione klikoni në linkun në vijim:
Reklamë:
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha














