Të tjera
Vuçiq: Do të prodhojmë vaksina ruse e kineze
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për gazetën austriake “Kleine Zeitung”
Sipas Vuçiqit, ditët në vijim në Serbi do të hedhet gurthemeli i një fabrike, e cila do të prodhojë vaksina kineze.
“Brenda pak ditësh ne do të vendosim gurthemelin e një fabrike krejtësisht të re që do të prodhojë vaksinën kineze anti-COVID-19. Ne tashmë po prodhojmë një komponent të parë të vaksinës ruse Sputnik V dhe gjithashtu jemi duke punuar për ta prodhuar komponentit e dytë të po kësaj vaksine”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur edhe për skepticizmin e qytetarëve për t’u vaksinuar, duke thënë se kjo dukuri është pa dyshim një problem universal.
“Unë vërtet nuk e kuptoj pse është kështu. Por teoritë e komplotit dhe mesazhet negative pa dyshim që gjithmonë përhapen më shpejt sesa ato pozitive. Rrjetet sociale gjithashtu luajnë një rol këtu, dhe fakti që njerëzit gjithashtu e shohin lirinë e tyre në qëndrime të paarsyeshme”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












