Tematike
Gastronomia pret humbje prej 25 për qind për shkak të certifikatës
"Ne preferojmë detyrimin për certifikatë më mirë se një bllokim të tretë", thotë një gastronom. Por ai llogarit deri në 25 për qind më pak të ardhura
Siç është njoftuar tashmë, Këshilli Federal po zgjeron masivisht detyrimin për certifikatë. Nga e hëna, më 13 shtator, të gjithë atyre që mësyjnë kinematë, qendrat e fitnesit dhe ambientet e brendshme të restoranteve u kërkohet certifikata se janë vaksinuar, testi negativ ose janë shëruar.
Për këtë arsye, ofruesit e shërbimeve të përmendura presin një rënie të madhe të qarkullimit.
Gastrosuisse shpreh keqardhje për vendimin: “Ai është joproporcional dhe çon në trajtim të pabarabartë të popullsisë”, thotë për 20minuten.ch presidenti i saj, Casimir Platzer. Ai pret humbje masive shtesë në qarkullim.
Por, ka të tjerë në këtë sektor që mirëpresin vendimin e Këshillit Federal: “Ne preferojmë detyrimin për certifikatë më mirë se një bllokim të tretë”, thotë Manuel Wiesner, i cili drejton me vëllain e tij kompaninë “Familie Wiesner Gastronomie”, transmeton albinfo.ch.
Por ai megjithatë llogarit deri në 25 për qind më pak të ardhura.
Operatorët e fitnesit gjithashtu presin pasoja të rënda për bizneset e tyre: “Ne presim se do të humbasim rreth 20 deri në 25 për qind të klientëve tanë”, thotë Claude Ammann, president i Shoqatës Zvicerane të Fitness dhe Shëndetit.
Kjo ndodh sepse ata nuk duan të vaksinohen ose të testohen vazhdimisht. Ammann thotë se është ende plotësisht e paqartë nëse do t’ua kthejnë atyre paratë e abonimit ose do ta ndërpresin abonimin, përcjell albinfo.ch.
“Kursimet tona janë bosh – ne nuk kemi shumë hapësirë për t’i akomoduar këta klientë”
Vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit, në kinema?
Në sektorin e kinemasë, e cila gjithashtu është prekur, ekziston frika e rënies së numrit të shikuesve: “Në Francë, numri i shikuesve ka rënë me 70 për qind menjëherë pas futjes së detyrimit për certifikatë”, thotë René Gerber nga shoqata ProCinema.
Ai supozon se vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar do të vijnë tani në kinema: “Vetëm fare pak njerëz do të bëjnë testin enkas për të parë një film – veçanërisht nëse testi do të duhet të paguhet, nga tetori”.
E-Diaspora
-
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi Një histori frymëzuese Vanesa Sulimani nga Kosova drejt vlerësimit në Kanada... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025













