Lajme
Berger, eksperti i vaksinave: Fëmijët nuk duhet të vendosen në karantinë
Nuk ka nevojë as për maska. "Mjafton që shkollat t'i testojnë fëmijët çdo javë për të shmangur shpërthimet e mëdha"
Që nga fillimi i vitit shkollor qindra studentë tashmë janë vendosur në karantinë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, më shumë se 1.000 nxënës shkollash në Cyrih, i njëjti numër në Neuchâtel dhe 600 në Aargau u thanë të qëndrojnë në shtëpi, pasi disa nxënës, përfshirë kopshtin e fëmijëve, u testuan pozitivë me koronavirus.
Sidoqoftë, sipas Christoph Berger, president i Komisionit Zviceran të Vaksinimit, “karantina për fëmijët nuk ka kuptim për momentin”.
Infeksioni te fëmijët nuk është problem, vuri në dukje Berger. Rrezik ka vetëm nëse fëmijët infektojnë njerëzit e tjerë, por parandalimi i situatave të tilla është përgjegjësi e prindërve, jo e shkollave, tha ai.
Nuk ka nevojë as për maska. “Mjafton që shkollat t’i testojnë fëmijët çdo javë për të shmangur shpërthimet e mëdha”.
“Gjëja më e rëndësishme për fëmijët është të kenë një jetë të rregullt dhe të shkojnë në shkollë”, shtoi Berger. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












