Kosova
Këto janë masat e reja që u propozuan nga ministri Vitia
Nga e hëna deri më 26 shtator – këto janë masat e reja
Sot, kryetarët e komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19, me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 13 shtatorit.
Ministri Vitia informoi kryetarët e komunave me propozimin e masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri më 26 shtator 2021.
“Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator, lejohen takimet vetëm deri në 20 persona, duke mbajtur distancën 1.5 metra, institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial, gastronomia vazhdon, si edhe masat e deritashme. Po ashtu, është propozuar që në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani. Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe komunave pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator. Ndryshe, masat e tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit. Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP-në dhe institucionet e tjera shëndetësore në nivel vendi”, thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës, me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











