Lajme
Australia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.8
Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 09:15 sipas orës lokale të mërkurën, me epiqendër Manfield, jo shumë larg nga kryeqyteti i Viktorias
Është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.8 në juglindjen e Australisë duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin e Melbourne, përcjell albinfo.ch.
Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 09:15 sipas orës lokale të mërkurën, me epiqendër Manfield, jo shumë larg nga kryeqyteti i Viktorias.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison tha se “nuk kishte raporte për dëmtime serioze dhe ky është një lajm shumë i mirë”. Tërmeti u shoqërua me dy postslëkundje, njëra me magnitudë 4.0 dhe tjetra me magnitudë 3.1. Sipas BBC,lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa lagje në jug të Australisë dhe në Wellsin e Ri Jugor.
Edhe pse ky është një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Australinë, nuk ka të dhëna për dëmtime të mëdha. Duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morrison njoftoi se “tërmetet janë të pazakonshëm në Australi dhe ata mund të jenë një event shumë bezdisës”.
Shërbimi i Emergjencave në shtetin e Viktorias dha alarmin për qytetarët të jenë të kujdesshëm nga mundësia për postlëkundje të tjera.
“Në qoftë se ndodhet në Viktoria, ju jeni në rrezik. Në pritje të postlëkundjeve, rrini larg banesave të dëmtuara. Shmangni lëvizjen me makinë, përveç rasteve emergjente”- njoftuan autoritetet.
E-Diaspora
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











