Lajme
Cili është qyteti ku bie më shumë dëborë në botë
Qyteti Aomori, në veri të Japonisë, është vendi ku bien më shumë reshje dëbore në botë.
Çdo vit, qyteti japonez goditet nga stuhi të forta dëbore dhe akulli, duke e bërë Aomorin një zgjedhje kryesore udhëtimi.
Në këtë qytet me gati 300.000 banorë, niveli i borës arrin mesatarisht 8 metra në vit, shumica midis janarit dhe shkurtit.
Zyrtarët lokalë tregojnë se operacionet për heqjen e borës në Aomori mund të kushtojë deri në 35 milionë dollarë.
Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet.
Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.
Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë.
Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport.
Nuk është për t’u habitur që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore./Euronews.al
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













