Kosova
Kurti takohet me Vuçiqin, në prani të Merkel-it dhe Macron-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, një përballje që duket se do të ndodhë në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe shefit të Elizesë, Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë Kurti. Sipas tij, njohja reciproke është e nevojshme, sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan. Në prag të çeljes së samitit sakaq, ai kujtoi një prej çështjeve më të ndjeshme për kosovarët sot, liberalizimin e vizave.
Kurti: Kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur Komisioni Europian rekomandoi për të dytën herë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe, ka qenë një padrejtësi e madhe dhe mungesë drejtësie kundrejt vendit tonë, i cili ka vuajtur shumë. Ne shpresojmë se në këtë samit, Bashkimi Europian do t’i qëndrojë besnik esencës së tij, zgjerimit. Si projekti politik më i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet prej Luftës së Dytë Botërore, BE-ja duhet të zgjerohet për të qenë Evropë. BE-së i mungojnë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë Europë.
Përveç Kurtit, Prishtina përfaqësohet në takim edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten të fundit në avancimin drejt BE-së, ku ende nuk kanë bërë hapa drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. Në rastin e Kosovës, janë edhe pesë shtete të BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania), që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe BE-ja mban qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.
Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Samitin Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, në një intervistë për mediat thotë se të dy liderët kanë nga një porosi për të dhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, tha Vuçiq për mediat serbe.
Vuçiç, i cili po qëndron në vizitë dyditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkanit Perëndimor, tha se forca e Partive Popullore Evropiane qëndron në Evropën Qendrore dhe Juglindore, pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, ku fituan socialdemokratët.
“Ne aktualisht, së bashku me partinë rumune të Presidentit Johannes, jemi partia popullore më lindore në pushtet. Pavarësisht vendit të dytë në zgjedhjet gjermane, Partia Popullore mbetet më e madhja në Evropë”, tha Vuçiq.
Vuçiq thotë se vend i tij nuk ishte dakord me dy përfaqësuesit shqiptarë në Samitin e PPE-së.
“Ne nuk u pajtuam për asgjë me të dy përfaqësuesit shqiptarë”, tha si duke shtuar se nuk ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar nga përfaqësuesit boshnjakë. Dallimet midis tre popujve [në BeH] kurrë nuk kanë qenë më të theksuara”, tha ai.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














