Futboll
Kosova shënon fitore ndaj Austrisë (U17)
Mësohet se Kosova U17 ka fituar ndaj Austrisë si mysafir, transmeton albinfo.ch.
Kjo ndeshje futbollistike ka përfunduar me rezultat minimal 0-1. Golin e fitores, tejet të rëndësishme për Kosovën, e realizoi Elton Krasniqi, në minutën e 53-të, pas asistimit të David Markut. Ndeshjen e dytë Dardanët U17 e zhvillojnë kundër Sllovenisë, më 9 tetor.
Lidhur me ndeshjen, Abazi u shpreh i lumtur për nismën e mbarë të këtyre kualifikimeve, por theksoi se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. “Ishte një lojë shumë e fortë. Austria është ekip shumë cilësor, por ne luajtëm shumë mirë taktikisht dhe arritëm t’i gëzohemi kësaj fitoreje të madhe. Tani jemi shumë afër kualifikimit, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i luajmë me disiplinë edhe dy ndeshjet e radhës. I përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe besoj se edhe në vazhdim do të luajnë me përkushtim të tillë dhe do t’i dëshmojnë vlerat e tyre”, ka thënë Abazi.
Për fitoren ka reaguar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Nismë e mbarë e Dardanëve U17 në kualifikimet për Evropianin “Izraeli 2022”.
Përgëzoj futbollistët dhe stafin e Kombëtares U17 për fitoren e arritur në ndeshjen e sotme kundër Austrisë, nikoqires së ndeshjeve të Grupit 9.
Kjo fitore dëshmon vlerat e talenteve tona dhe na jep motiv, por edhe shpresa të mëdha për kualifikim të mëtejmë.
Suksese e fat edhe në dy ndeshjet e ardhshme të grupit kundër Sllovenisë dhe Ishujve Faroe.
Ju lumtë, djelmosha, ju jeni krenaria e vendit!, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter