Lajme
Deputetja gjermane: Fjalët ngushëlluese të BE-së, zhgënjejnë më tej Ballkanin
Mësohet se pas samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo, Slloveni, deputetja liberale gjermane, Renate Alt (FDP), raportuese e grupit parlamentar liberal për Europën Lindore e Juglindore, reagon me kritika ndaj BE-së.
Theksohet se deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore, në një prononcim për Deutsche Wellen mban një qëndrim kritik ndaj rezultateve të samitit të BE-së e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Brdo.
“Që vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tej duhet të kënaqen me fjalë ngushëlluese, çon në zhgënjim të mëtejshëm në rajon në lidhje me procesin e anëtarësimit. Me paketën e investimeve, BE nga njëra anë tregon se do të angazhohet edhe më tej, por nuk do të përcaktojë një perspektivë të qartë europiane, për të mos folur për detyrimet konkrete që duhet të përmbushin këto vende”.
BE e dëmton kështu imazhin e saj me këtë dhe humb besimin që i duhet në procesin e anëtarësimit, thekson deputetja liberale gjermane, Renate Alt.
“Sidomos vendeve me vullnet për reforma, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, do ta kenë më të vështirë. Veçanërisht të rinjtë e arsimuar e të orientuar nga reformat po e lënë vendin që nga viti 2019 në masë dhe kërkojnë diku tjetër një perspektivë për të ardhmen”, kujton Alt, duke përmendur se ky është një zhvillim që BE po e nxit me hezitimin dhe mungesën e unitetit të saj.
Deputetja gjermane, Renate Alt, kërkon që qeveria gjermane në detyrë dhe vende si Austria ta bindin Francën, se perspektiva e anëtarësimit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimi i mëtejshëm i BE-së nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.
“Sigurisht kjo nuk i çliron nga përgjegjësia 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë përparime konkrete në fushën e shtetit ligjor, lirisë së mediave dhe luftën kundër kriminalitetit të organizuar. Për BE ka rëndësi: Bëhet fjalë për influencën e saj në rajon, që po sfidohet nga vende si Kina dhe Rusia e Turqia, si edhe për stabilitetin e kontinentit europian”, shprehet Renate Alt mbi përfundimet e samitit të Brdos.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










