Lajme
Certifikimi i shkakton hotelerisë 28 për qind humbje
Vetëm 3.4 për qind e kompanive kanë qenë në gjendje të rrisnin shitjet e tyre pavarësisht se kërkohej certifikata
Sipas një sondazhi nga shoqata e hotelerisë Gastrosuisse, restorantet në Zvicër kanë realizuar një mesatare prej 27.6 për qind më pak qarkullim që nga mesi i shtatorit për shkak të zgjatjes së kërkesës për certifikatë. Dhe numri i rezervimeve të anuluara po rritet, raporton sda.ch.
81.3 për qind e bizneseve të hotelerisë të anketuara kanë regjistruar një rënie të shitjeve për shkak të detyrimit të certifikimit, ka njoftuar Gastrosuisse të premten, transmeton albinfo.ch.
Lokalet në rajonet rurale janë më të goditurat, me humbje mesatare të shitjeve prej 31.5 për qind.
Tri nga katër kompanitë e anketuara gjithashtu janë ankuar për një numër në rritje të rezervimeve të anuluara. Vetëm 3.4 për qind e kompanive kanë qenë në gjendje të rrisnin shitjet e tyre pavarësisht se kërkohej certifikata.
Sipas Gastrosuisse, kompanitë janë shumë të shqetësuara për rënien e temperaturave, valën e anulimeve dhe rezervat e varfëruara. Potenciali për konflikt perceptohet gjithashtu si problematik, përcjell albinfo.ch. Katër nga dhjetë kompani kanë raportuar mosmarrëveshje kritike në kompanitë e tyre.
Prandaj, shumë hotelierë shpresojnë që kërkesa për certifikatë të hiqet së shpejti.
Gastrosuisse ka kryer sondazhin nga 6 deri në 11 tetor midis 2,337 anëtarëve.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve










