Kosova
Sa të burgosur do të votojnë në Kosovë
Si në të gjithë Kosovën, më 17 tetor procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës, ku për momentin janë 1 mijë e 637 të burgosur.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi ka bërë të ditur se do të përkujdesen për krijimin e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Siç tha ai, listat e votuesve dhe materialet do të sigurohen nga KQZ-ja, raportojnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai bëri të ditur se aktualisht në institucionet korrektuese janë 1637 persona të burgosur, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.
Qasja në këtë shërbim varet nga kategoria të cilës i përkasin, ndërsa votimi mundësohet përmes ekipeve mobile të cilat shkojnë në shtëpi apo institucionet përkatëse për të mundësuar votimin e personave që votojnë në këtë mënyrë. Kjo përfshinë edhe të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë











