Lajme
SHBA dhe BE mbështesin Kosovën në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “janë pajtuar për të forcuar angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, në mbështetje të progresit të rajonit në rrugëtimin evropian”.
Kështu është thënë në një deklaratë të përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, të publikuar më 20 tetor.
Deklarata është publikuar një ditë pasi Komisioni Evropian ka miratuar paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e rajonit të përfshira në këtë proces.
“Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të plotë për procesin e zgjerimit. Anëtarësimi në BE, prioritet i deklaruar i tërë Ballkanit Perendimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i takon Bashkimit Evropian. Integrimi më i afërt do të forcojë stabilitetin dhe do të kontribuojë në prosperitetin e njerëzve në rajon. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të nisin pa vonesa”, është thënë në deklaratën e përbashkët, transmeton REL.
Në veçanti në këtë deklaratë përmenden edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, vende ku ka pasur tensione në muajt e fundit.
BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin veprimet e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe inkurajojnë palët që të angazhohen për zbutjen e tensioneve Kosovë-Serbi.
“Ne nënvizojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili është mekanizmi kyç për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në një shtensionim të qëndrueshëm dhe të evitojnë veprimet, të cilat kërcënojnë stabilitetin”, është thënë mes tjerash në deklaratë.
“Ne mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ritheksojmë se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë, apo ndonjë autoriteti tjetër, është e papranueshme”.
Deklarata e përbashkët ka ardhur disa ditë pasi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka konsideruar të njëanshëm aksionin e Policisë së Kosovës për luftim të kontrabandës në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun.
Sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsërisin mbështetjen e plotë për integritetin territorial sikur edhe përpjekjet për të promovuar reformat kushtetuese dhe zgjedhore dhe ruajtjen e funksionalitetit të institucioneve shtetërore.
Kohët e fundit është rritur angazhimi i Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perendimor.
Në të njëjtën kohë, nga të dyja anët e Atlantikut janë shtuar edhe thirrjet që BE-ja dhe SHBA-ja të veprojnë së bashku në këtë rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet kryesore, që mund të kenë potencial për tensionime të reja.
Ditë më parë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe mes tjerash kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit Hetimi i zjarrit, Zvicra kundër ndërhyrjes së Italisë... -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani? -
50% më lirë vitin e parë: Safety Home me ofertë për sigurimin e pronave të mërgimtarëve në Kosovë -
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri












