Kosova
Kosova e Shqipëria me stendë të përbashkët në Panairin e Librit në Frankfurt
Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në Panairin e madh të Librit në Frankfurt të Gjermanisë, i cili hapi dyert për lexuesit pas një viti të vështirë dhe mungese për shkak të pandemisë.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot se, “mes 70 vendeve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme me një stendë të përbashkët, duke prezantuar kështu librin shqip”.
“Ky prezantim i përbashkët u bë i mundur falë angazhimit të përbashkët të Ministrive të Kulturës së dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, Shoqatës së Botuesve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, tha Margariti, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Shqipëria merr pjesë nën logon e QKLL si dhe Ministrisë së Kulturës. Kosova bashkë me Shqipërinë janë të pranishme me një përfaqësim dinjitoz në sallën 4, sallë e botuesve dhe shteteve ndërkombëtare si: Belgjika, Italia, shtetet e Evropës Qendrore, Lindore e Juglindore, Turqia, Holanda, Evropa Veriore, Irani e të tjerë”, theksoi Margariti
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë Vala e të nxehtit në Zvicër, aplikacioni i SBB tregon trenat pa ajër të kondicionuar... -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet











