Lajme
EMA nuk do ta miratojë vaksinën ruse Sputnik V
Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) do të marrë një vendim për miratimin e Sputnik V, vaksinës së coronavirusit të Rusisë, më së shpejti në tremujorin e parë të vitit 2022, sepse ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme, tha një burim i njohur me çështjen të enjten.
“Vendimi i EMA deri në fund të vitit tani është plotësisht i pamundur”, tha një burim për reuters.
Nëse të dhënat e kërkuara arrijnë deri në fund të nëntorit, “atëherë rregullatorët mund të marrin një vendim në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, shtoi një burim i cili dëshironte të mbetet anonim.
EMA filloi një test zyrtar të vaksinës ruse në muajin mars. Më parë pritej të miratohej në muajin maj ose qershor.
Rezultatet e fazës së tretë të provave klinike, të publikuara në shkurt në revistën mjekësore The Lancet, treguan se vaksina ishte pothuajse 92 për qind efektive. Rusia më vonë njoftoi se ka një efektivitet 83 për qind kundër llojit të deltës së coronavirusit.
Vaksina është përdorur tashmë në Rusi dhe është miratuar në më shumë se 70 vende. Burimi theksoi se nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në efektivitetin ose sigurinë e tij.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












