Kosova
Kosovë: Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
Pa termin, qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
Mësohet se vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Kosovës do të mund ta marrin sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Vaksinimi antiCOVID-19 në shesh do të fillojë në orën 10:00, për të vazhduar kështu deri në orën 17:30.
Për mundësinë e vaksinimit në shesh e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast u është bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim.
“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19. Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSH falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, u tha në njoftimin e MSH-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?











