Lajme
Punëtorët kosovarë po ikin nga Kosova
Fuqia punëtore në Kosovë do të ketë mungesa të mëdha në vitet e ardhshme,

Çdo i dyti person në Kosovë, nëse pyetet, dëshiron të largohet nga Kosova, për të punuar në një shtet evropian, transmeton albinfo.ch.
Nisur nga aplikimet e shumta për t’u larguar nga Kosova, vendi së shpejti do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore. Kështu ka deklaruar Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Azemi për këtë është nisur nga deklarimi i shtetit gjerman se ka nevojë edhe për mbi 400 mijë punëtorë të huaj, e mbase shifra mund të shkojë deri në një milion. Ndërkohë që ditë më parë Albinfo ka raportuar se vetëm në dhjetor kanë qenë rreth 57 mijë aplikime nga kosovarët për viza pune në Gjermani.
Shqipëria dhe Kosova renditen lart për sa i përket dëshirës së largimit nga vendi i lindjes. Shqipëria ishte e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi, transmeton albinfo.ch.
Në anketën botërore të Organizatës Gallup, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin.
Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar. Mes shteteve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria ishin vendet me përqindjen më të lartë përsa i përket dëshirës për imigrim.
Arsyet janë: punësimi, pagat, shëndetësia, standarti i jetës, shkollimi dhe më pak vizia turistike, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?