Lajme
Shefi imjekëve kantonalë të Zvicrës: Pandemia përfundon në pranverë
Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik është më pak optimiste. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm
Lukas Engelberger, President i Konferencës Kantonale të Drejtorëve të Shëndetësisë, beson se pandemia mund të përfundojë në pranverën e vitit 2022.
“Jam optimist se mund ta lëmë pas krizën e Corona nga pranvera e ardhshme”, ka thënë ai për “SoontagsZeitung” (gazeta e së dielës).
Megjithatë, ai e ka lidhur këtë pritje me dy kushte, transmeton albinfo.ch. Kushti i parë: Duhet të vazhdojë përparimi i imunizimit të popullatës përmes fushatës së vaksinimit. Kushti i dytë: Të mos shfaqen mutacione të reja virusesh që janë të rrezikshme.
Por, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është më pak optimiste, përcjell albinfo.ch. Ajo pret të shpenzojë 1.5 miliardë CHF vetëm për testet e koronës vitin e ardhshëm.
Duke pasur parasysh dimrin që po afrohet, Engelberger ka thënë gjithashtu se përqindja e të vaksinuarve duhet të rritet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ndryshe na presin muaj të vështirë”.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate











