Lajme
Zvicër: Themelohet Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, Fadil Selmani nga Medvegja.
Të shtunën në qytetin e Cyrihut u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).
“Këto shoqata të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme, me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë, transmeton Albinfo.ch.
Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në Kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin njëvjeçar (me rotacion), nga Kryesia e re u zgjodh Fadil Selmani nga Medvegja.
Themelimi i Lidhjes vjen pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.
Në themelimin e LSHPMBZ ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj Lidhje, uroi zgjedhjen e Kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e kërkesës gjatë sezonit turistik mund të ndikojnë në... -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve -
Zvicra planifikon ta bëjë më të vështirë shmangien e shërbimit ushtarak -
Vala e të nxehtit po ndikon edhe në trafikun hekurudhor në Zvicër













