Kosova
A do të ketë hetim për votat e ardhura nga diaspora?
PDK ka dorëzuar ankesë në PZAP për votat e ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit
Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka përgatitur një ankesë të cilën do ta dorëzojë në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa duke kërkuar hetimin e votave të diasporës, vota këto që përmbysën rezultatin zgjedhor në këtë komunë.
Kjo edhe për shkak se të martën në mbledhjen e mbajtur nga KQZ u ngritën dyshime se ka manipulime me votat e ardhura nga diaspora për zgjedhjet lokale të raundit të dytë.
I pari që ngriti këtë shqetësim ishte Arianit Elshani, i cili thotë se ka vërejtur që shumë nga zarfet e ardhura nga jashtë janë shkruar nga e njëjta dorë.
Tutje Elshani shtoi që është në dorën e subjektit politik ankesa, kurse vendimi që do ta marrë PZAP mund të hapë rrugë për veprime tjera.
Për shkak të këtyre dyshimeve, votat e ardhura nga diaspora për Dragash, Junik dhe Mamushë, u ekspozuan dje në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.
E një gjë që vërehet qartë është numri i njëjtë i pikave postare në shumë nga to.
Për gjitha këto dyshime, PDK tashmë e ka dorëzuar ankesën në PZAP dhe pas shqyrtimit të saj pritet të merret një vendim.
Ndërkohë, kur pritet të përfundojë procesi i numërimit të fletëvotimeve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, tregon zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për T7.
I tërë procesi pritet të finalizohet kur PZAP dhe Gjykata Supreme do të konfirmojnë se nuk ka asnjë çështje që duhet të shqyrtohet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











