Lajme
Mbajtja e maskave në transportin publik redukton infektimin me Covid
Universiteti i Seulit në Korenë e Jugut, Instituti i Toksikologjisë dhe Universiteti i Hong Kongut kanë publikuar një raport në të cilin theksohet se përdorimi i maskave në mjetet e transportit publik redukton transmetimin e Covid.
Kështu që për sa kohë mbani maskë, probabiliteti i infektimit në transportin publik është jashtëzakonisht i ulët. Në veçanti, studiuesit nxorën në pah se përdorimi i detyrueshëm i maskës ka të njëjtat efekte si mbajtja e një distancë prej dy metrash. Përdorimi i detyrueshëm i maskës, gjithashtu zvogëlon shkallën e transmetimit me 93,5%, ndërsa distanca sociale, por gjithmonë në kombinim me përdorimin e maskës, redukton infektimin me Covid me 98,1%.
Në Seul, ku u fokusua studimi, 65% e banorëve udhëtojnë me transport publik. Pas karantinës, përdorimi i maskës u bë i detyrueshëm në hapësirat publike të mbyllura, përfshirë transportin publik. Studiuesit përdorën të dhënat nga biletat elektronike të pasagjerëve në kombinim me modelet matematikore për të simuluar trafikun në mjetet e transportit publik dhe i krahasuan ato me të dhënat reale të rasteve të reja.
Studiuesit përdorën gjithashtu të dhëna të gjurmimit të rasteve për të konstatuar aktivitetet e sakta të individëve përpara se të infektoheshin. Ata kanë kryer edhe analiza për dy grupe, ata që nuk kanë respektuar masat dhe ata që kanë respektuar masat.
Gjithashtu studimi krahasoi reduktimin e transmetimit në mjetet e transportit publik me përdorimin e maskës dhe me respektimin e distancës sociale: Zbatimi i masave të distancës sociale pa përdorimin e detyrueshëm të maskës, ul rrezikun e transmetimit me 39,8%.
Përdorimi i detyrueshëm i maskës, pa respektuar distancën sociale, ul rrezikun e transmetimit ulet me 95,8%. Përdorimi i detyrueshëm i maskës dhe respektimi i distancës, ul rrezikun e transmetimit me 96,6% .
Në orët e pikut, numri i personave të ekspozuar ndaj virusit është ulur me 64,4% nëse respekton distancën por je pa maskë, me 93,5% nëse mban maskë por nuk ruan distancën dhe me 98,1% nëse i zbaton të dyja.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se përdorimi i një maskë në transportin publik redukton në mënyrë drastike ekspozimin ndaj virusit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj BQK: Importet dominojnë ekonominë, remitancat vazhdojnë të mbajnë Kosovën... -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Joshua dhe Prenga përballen “sy më sy”, reagimi i shqiptarit pushton rrjetin -
California
Bardha diplomon në Berkeley University me titullin master -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Lucern
I panjohuri sulmon disa gra në Lucern, policia kërkon dëshmitarë Lucern: Disa gra bëhen objekt i sulmeve fizike nga një i panjohur... -
Zvicër
Saktësi milimetrike: Ulja e helikopterit në Zvicër bëhet virale -
Zvicër
“Vallja e Bareshës” nga Ansambli Teuta mahnit publikun në Ecublens të Zvicrës -
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar -
Zvicër: Pije energjike me kafeinë mbi kufirin ligjor të zbuluara në treg













