Lajme
Lucerni shkon një hap tutje: kërkon maskë edhe nga personat e vaksinuar
"Tani duhet të mësojmë të përballemi me virusin". Qeveria e Lucernit që nga e premtja do të miratojë përfundimisht rregulla më të rrepta.
Kantoni i Lucernit i është përgjigjur jo-së së Këshillit Federal për masat e reja të koronës në mbarë Zvicrën: detyrimi për maskë do të zbatohet përsëri nga e premtja në vendet si kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve, si dhe në spitale të këtij kantoni.
Në emisionin “Rundschau” të SRF këtë vendim e ka bërë të ditur drejtori kantonal i shëndetësisë, Guido Graf.
Ai do të donte që Këshilli Federal të bënte udhëzime të reja për të gjithë Zvicrën, tha Graf në program. “Sepse virusi nuk është në kantone, por në të gjithë vendin”, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai është në marrëveshje me drejtorët e tjerë të shëndetësisë të Zvicrës qendrore, në mënyrë që të mund të procedohet sa më i koordinuar në rajon.
Ai ishte kundër “që të mbyllet gjithçka”, është shprehur Graf. “Tani duhet të mësojmë të përballemi me virusin”. Qeveria e Lucernit që nga e premtja do të miratojë përfundimisht rregulla më të rrepta.
Siç është bërë e ditur sot, Qeveria e vendit ka hequr dorë nga ashpërsimi i pritshëm i masave të pandemisë në nivel vendi. Ajo ka orientuar nevojën e veprimit te kantonet, sepse, sipas qeverisë, dallimet sa i përket gjendjes së pandemisë në mes kantoneve janë shumë të mëdha që të mund të trajtohen në nivel nacional.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia ruse po ngadalësohet Parashikimet e rritjes së PBB-së bien në 0.8% për vitin 2026. Marrëveshjet SHBA-Indi mund të ulin... -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga













