Kosova
Kosova pa asnjë rezervë ari
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës për momentin nuk mban në portofolin e saj rezerva ndërkombëtare në ari dhe metalet e tjera të çmuara. Ndërkaq në pasqyrën e mjeteve financiare të publikuar nga kjo bankë, figurojnë rreth 1 miliard e 847 mijë euro, si rezerva të kapitalit.
Ari, si pasuri, ka një likuiditet dhe stabilitet më të madh të çmimit dhe shtetet që nuk dëshirojnë të pranojnë ndonjë risk të lartë, orientohen që si aset të tyre financiar, ta ruajnë në rezervat e tyre arin.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Financave, me pyetjen se pse Kosova nuk ka rezerva të arit dhe a ka ndonjë plan që t’i krijojë rezervat e tilla. Por, deri më tash, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.
Shatri: Kapaciteti i dobët i vendit për rezerva të arit
Haki Shatri, ish-ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, thotë se ekzistojnë mjaft arsye pse Kosova nuk ka arritur të krijojë rezerva të arit.
Sipas tij, Kosova ka dalë nga lufta në vitit 1999, pa trashëguar rezerva të tilla nga ish-Jugosllavia. Sipas tij, Kosova, fillimisht, në pesë vjetët e para pas luftës, kishte investuar në krijimin e infrastrukturës institucionale dhe krijimin e parakushteve për të formuar shtetin, me një buxhet shumë formal prej rreth 300 milionë eurove. Pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ishin nevojitur investimet për ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin e ligjeve dhe ndërtimin e institucioneve që merren me inkasim të tatimeve dhe doganat.
“Arsyeja se pse s’kemi (rezerva të arit), fillimisht, është kapaciteti i dobët dhe mundësia e vogël për të pasur më shumë (kapital buxhetor). Nëse do të kishim pasur rezerva më shumë, atëherë në vend se t’i ruanim ato në valutë, shteti do t’i shndërronte ato në rezerva të arit, në qoftë se do të vlerësohej se ecuria e çmimit të arit, kur blihet, është e favorshme. Por, varet edhe nga lëvizjet e çmimit në treg”, thotë Shatri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje













