Lajme
Nesër mblidhet qeveria: Do të vendosë për 2G ose për mbyllje të plotë?
Por, sipas ministres Keller-Sutter nuk është e pritshme që vendimi të merret nesër. Propozimet së pari duhet tu dërgohen kantoneve, për konsultim
Këshilli Federal do të mblidhet nesër dhe do të rivlerësojë situatën e koronës në vend. Një gjë është e sigurt: nuk ka mbetur shumë derisa sistemi shëndetësor të arrijë në fund të kapaciteteve të tij.
Nisur nga kjo, ka shenja në rritje se do të vendosen masa të reja shtrënguese3, transmeton albinfo.ch. Duke iu referuar disa burimeve, revista “Nebelspalter” raporton se Ministri i Shëndetësisë Alain Berset do t’u propozojë kolegëve të tij ministra futjen e 2G në plan të gjerë.
Kjo do të thotë: Vetëm ata që janë vaksinuar dhe shëruar, por jo ata që janë testuar, mund të hyjnë në restorant ose të shkojnë në kinema për të parë një film.
Një variant i dytë është futja e 2G në kombinim me detyrimin për maskë dhe bllokimin për të gjitha pjesët e ekonomisë ku kjo nuk është e mundur, raporton revista. Ky bllokim do të prekë baret, restorantet dhe klubet.
Varianti i tretë do të ishte një bllokim i përgjithshëm që do të zgjaste dy deri në tre javë ngjashëm me atë në Austri, i cili ka dhënë rezultate të mira, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “thyes valësh”, duke aluduar në valën e pestë të koronës.
Këto tri propozime janë opsionet e shqyrtuara nga Departamenti i Punëve të Brendshme. Departamentet e tjera do ta komentojnë këtë deri nesër, shkruan “Nebelspalter”.
Megjithatë, ministrja e drejtësisë, Karin Keller-Sutter e konsideron të pamundur që një vendim të merret nesër. Në “Rundschau-Talk” të SRF-së të mërkurën në mbrëmje, ajo tha se çdo masë gjithsesi do të dërgohet në procesin e konsultimit. Ajo gjithashtu foli me vendosmëri kundër mundësisë së një bllokimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













