Lajme
Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme
Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje brenda këtij viti.
Kjo shifër paraqet rritje prej 24 për qind krahasuar me vitin e shkuar, njoftoi kompania më e madhe në botë e sigurimeve, Swiss Re.
Për industrinë e sigurimeve vetëm, “ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem, përfshirë ngricat, vërshimet, stuhitë, valët e nxehtësisë dhe uraganet”, rezultuan me humbje vjetore në sigurime nga katastrofat natyrore deri në 105 miliardë dollarë. Kjo vlerë është e katërta më e lartë që nga viti 1970”, pohon Swiss Re.
Humbjet në sigurime nga katastrofat natyrore këtë vit “sërish tejkaluan mesataren e 10 vjetëve të shkuara, duke e vazhduar trendin vjetor të rritjes prej 5-6 për qind në dekadat e fundit”, njoftoi gjiganti i sigurimeve.
Katastrofat natyrore më të shtrenjtat për këtë vit ishin në SHBA.
Uragani Ida shkaktoi humbjen mes 30-32 miliardë dollarëve në sigurime dhe stuhia, Uri, shkaktoi 15 miliardë dollarë humbje.
OKB parashikon rritje të katastrofave natyrore
Në Evropë ishin vërshimet në Gjermani e Belgjikë dhe shtetet e tyre fqinje, përgjatë muajit korrik, të cilat shkaktuan humbje prej 40 miliardë dollarëve në ekonomi dhe 13 miliardë dollarëve në sigurime.
Përpos katastrofave natyrore, katastrofat e shkaktuara nga faktori njeri sollën 9 miliardë humbje në ekonomi këtë vit./REL
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15














