Maqedonia
Nga sot, lejet e Maqedonisë për vozitje njihen edhe në Danimarkë
Bëhet e ditur se patentë shoferët e Maqedonisë së Veriut do të njihen edhe në Danimarkë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Osmani, teksa ka njoftuar për këtë vendim, ka thënë se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Danimakë është shumë e rëndësishme, tashmë është tejkaluar një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre.
“Nga sot lejet tona të vozitjes njihen edhe në Danimarkë! Informacionet e fundit, të cilat sapo mbërrijnë nga Ambasada jonë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga 14 dhjetori mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes. Zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës sonë atje”, ka shkruar Osmani.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares Shkollat shqipe në Zvicër luajnë rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët e mërgimtarëve në shumë dimensione,...
-
Baleti Kombëtar i Kosovës, gati për shfaqjen e parë në Nju-Jork
-
Leonard Danglli, i emëruar në Dekanatin e Fakultetit të Arteve Liberale në Universitetin Yorkville në Toronto
-
Dua Lipa reagon për vrasjet në Gaza
-
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bernë fillon përgatitjet për festën e abetares Shkollat shqipe në Zvicër luajnë rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët e mërgimtarëve në shumë dimensione,...
-
Zvicra kapërcen objektivin ekologjik
-
Konferenca e Paqes për Ukrainën në Zvicër, Zelensky e fton Biden-in
-
Punëtorët ndërkufitarë fitojnë më shumë se ata në Francë
-
Kuota e azilit promovon ndërtimin e banesave të përballueshme në komunat e Cyrihut