Fun
Gara interesante për 10 javë: 130 dollarë, kush humb 1 kg
Gara e cila filloi më 17 dhjetor, do të zgjasë dhjetë javë
Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të njerëzve lidhur me obezitetin, në emiratin Ras Al Khaimah të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të mbahet një garë për humbje peshe.
Mediat lokale raportuan se spitali “Ras Al Khaimah”, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së EBA-së, do t’u paguajë garuesve më të mirë 130 dollarë për çdo kilogram të humbur.
Drejtori ekzekutiv i spitalit, Raza Siddiqui tha se gara, e cila filloi më 17 dhjetor, do të zgjasë 10 javë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Siddiqui tha se pret më shumë se 3 000 pjesëmarrës nga të gjitha pjesët e vendit, kurse shpërblimet do të jepen më 4 mars, Ditën Botërore të Obezitetit.
Ai shtoi se qëllimi është sensibilizimi i njerëzve lidhur me obezitetin dhe përveç që garuesit më të suksesshëm do të fitojnë çmime në para, do të marrin edhe dhurata, përfshirë akomodimin në hotele në vend.
Më tej shtoi se EBA është vendi i pestë në botë për sa i përket obezitetit dhe ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë.
Në vitin 2013, Emiratet nisën një fushatë në të cilën u jepnin ar atyre që humbnin peshë.
Të ngjashme
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri
Jeta në Zvicër
-
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate Zyra Federale e Mjedisit harton një bilanc: midis shtatorit dhe fundit të janarit 77 masakra, duke... -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal” -
Diabeti: Shkencëtarët e Gjenevës punojnë drejt një të ardhmeje pa insulinë













