Kosova
Gjermania rikonfirmon mbështetjen për shëndetësinë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për pandeminë COVID-19 dhe procesin e vaksinimit.
“Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
“Të dy janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror Gjykata Federale ka rrëzuar kundërshtimet ndaj modelit të Gjenevës, duke i lejuar kantonit të zgjerojë të... -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026














