Lajme
Cilat janë qytetet evropiane me cilësinë më të keqe të ajrit?
Europa vijon të vuajnë nga cilësia e keqe e ajrit. Sipas një studimi të ri të kompanisë ‘Airly’, ndotja e ajrit është një fenomen veçanërisht i theksuar në qytetet e Ballkanit dhe Europës Qendrore.
Zagrebi, Bukureshti dhe Thesaloniki janë në krye të listës së qyteteve me niveli më të lartë të grimcave PM10 (grimcat me diametër mikroskopik, më pak se 10 PM).
Për ndotjen e dioksidit të azotit, nivelet më të larta gjenden në Napoli, Krakov dhe Bukuresht. Parisi është i pesti në listë pas Athinës. Tymi i shkarkuar nga trafiku rrugor është shkaktari kryesor.
“Kemi marrë në konsideratë të gjithë llojet e ndotësve, sidomos dioksidin e azoti, thotë drejtuesi i kompanisë Airly Viktor Warchalowski. Dhe kemi konkukluduar se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore hasen me probleme të ndryshme ndotjeje në krahasim me vende të Evropës Perëndimore. Në Francë apo në Mbretërinë e Bashkuar problem është niveli i dioksidit të azotit dhe trafiku”.
Ka ndryshime të mëdha mes vendeve, mes burimeve të ndotjes, por në fund ndotja e ajrit mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj të njeriut, thotë kreu i Airly
Një studim i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit ka treguar se 307.000 njerëz kanë vdekur para kohe në 27 vende të BE në 2019, për shkak të ndotjes së ajrit./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga












