Lajme
Anija gjermane shpëtoi 100 emigrantë në Mesdhe
Mësohet se organizata private e shpëtimit detar Sea-Watch tha të dielën në mbrëmje se kishte shpëtuar pothuajse 100 njerëz në Mesdhe në misionin e saj të pestë në tri ditë, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave të huaja, një grua shtatzënë ishte në mesin e grupit të fundit të shpëtuar, tha organizata me bazë në Berlin në Twitter.
Ndërkohë, ekuipazhi tani ka pothuajse 450 njerëz të shpëtuar nga varkat e emigrantëve në bordin e anijes Sea-Watch 3. Fëmija më i vogël në bord është dy javësh.
Roja bregdetare italiane raportoi të dielën pas një kërkimi dyditor se kishte gjetur një varkë që transportonte emigrantë në brigjet e Crotone në Italinë jugore.
Ata sollën në një vend të sigurt 27 persona, tha roja bregdetare në një deklaratë.
Italia është destinacioni i shumë emigrantëve që udhëtojnë me varkë, të cilët shpesh nisen nga Afrika e Veriut në udhëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Ata shpresojnë për një jetë më të mirë atje, por varkat e tejmbushura hasin shpesh telashe në det dhe ka pasur aksidente në Mesdhe.
Sipas OKB-së, më shumë se 1,500 njerëz kanë vdekur në Mesdheun qendror deri më tani këtë vit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















