Lajme
Ky kanton shkurton periudhën e karantinës nga e hëna
Kantoni zviceran i Basel-Stadt ka shkurtuar periudhën e karantinës në shtatë ditë dhe ka thjeshtuar gjurmimin e kontaktit, tha Departamenti i shëndetësisë i qytetit në një buletin që përshkruan rregulloret e reja, transmeton albinfo.ch.
Rritja e shkallës së infeksionit të nxitur nga varianti shumë ngjitës Omicron nënkupton që shumë njerëz janë në karantinë pas kontaktit me dikë që rezulton pozitiv me Covid-19, kështu që Departamenti i shëndetësisë i qytetit ka përshtatur rregullat për të zvogëluar ndikimin në shoqëri, në përputhje me rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë së Zvicrës.
Sipas rregulloreve të reja të shpallura nga buletini, vetëm ata njerëz që jetojnë në të njëjtën familje me një person të infektuar ose që kanë “kontakt intim [të ngushtë fizik] me një person të infektuar do të duhet të raportohen në Departamentin kantonal të shëndetësisë.
Këta njerëz do të duhet të karantinohen dhe të bëjnë një PCR ose test të shpejtë të antigjenit gjatë periudhës së karantinës ose në fund të saj, më së voni.
Por, koha për të cilën ata duhet të karantinohen gjithashtu është shkurtuar: tani janë shtatë ditë nga 10 më parë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit










