Lajme
Politikanët që zviceranët i pëlqejnë më së shumti
Në përgjithësi, Këshilli Federal vlerësohet pozitivisht nga popullata e Zvicrës, zbuloi një sondazh i ri i Tamedias, me 64 për qind të të anketuarve që thonë se janë të kënaqur me performancën e shtatë anëtarëve të kabinetit, transmeton albinfo.ch.
Këshilltari federal më i vlerësuar është ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, i cili mori një rezultat 4.33 nga 6, edhe pse shpesh ka qenë subjekt i kritikave për trajtimin e tij të pandemisë.
Viola Amherd vjen në vendin e dytë, me një rezultat 4.23, e ndjekur nga Guy Parmelin (4.14), Karin Keller-Sutter (4.12), Simonetta Sommaruga (4) dhe Ueli Maurer (3.75).
Po presidenti i ri, Ignazio Cassis? Ai është më pak i pëlqyer, duke marrë vetëm 3.51 pikë.
Megjithatë, ky është vetëm një sondazh joformal, nuk flitet për referendum për këtë çështje. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit














