Lajme
Kryetari ukrainas Zelensky pret “hapa të qartë mbështetjeje” nga partnerët
"Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten në vend pavarësisht deklaratave ruse", është shprehur Zelensky në një fjalim drejtuar kombit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar në mënyrë të ashpër Rusinë për njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore si të pavarura.
Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten në vend pavarësisht deklaratave ruse, është shprehur Zelensky në një fjalim drejtuar kombit.
Rusia po shkel integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, ka thënë ai.
Ukraina pret një përgjigje të vendosur nga BE. Këtë e tha ministri i jashtëm ukrainas pas bisedimeve me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, transmeton albinfo.ch.
E përballur me një luftë të mundshme me Rusinë, Ukraina, para Kombeve të Bashkuara është zotuar për rezistencë.
“Ne do të qëndrojmë të vendosur. Jemi në terrenin tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe nga askush. Ne nuk i detyrohemi askujt asgjë dhe nuk i japim askujt asgjë”, ka thënë ambasadori i Ukrainës në OKB, Serhiy Kyslytsia, në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“Nuk është shkurt 2014. Është shkurt 2022,” tha ai, duke iu referuar aneksimit të Krimesë nga Rusia.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












