Lajme
A mund të strehohen ukrainasit privatisht në Zvicër?
Sipas informacionit të ri nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM)
Njerëzit në Zvicër që duan të presin refugjatë ukrainas mund të pyesin veten nëse mund ta bëjnë këtë në shtëpitë e tyre, njofton albinfo.ch.
Sipas informacionit të ri nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), ukrainasit me pasaporta biometrike mund të qëndrojnë në zonën Shengen, përfshirë Zvicrën, deri në 90 ditë pa vizë dhe mund të jetojnë në shtëpi private.
Pas kësaj, ukrainasit duhet të marrin leje për të qëndruar në vend, gjë që, në rrethanat aktuale, mund të bëhet më e lehtë.
Personat privatë mund të presin shtetas ukrainas në shtëpinë e tyre me kusht që akomodimi të jetë pa pagesë. Nëse personi është duke u akomoduar kundrejt pagesës, mbërritja e tyre duhet të raportohet në policinë lokale, thotë SEM. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











