Lajme
Johnson thotë se pritet katastrofë bërthamore në Evropë
Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar për rrezikun e katastrofës bërthamore në Evropë pas bombardimeve ruse në centralin bërthamor ukrainas, duke shtuar se bota po “i kthen shpinën” presidentit rus Vladimir Putin.
Në një intervistë, Johnson përshkroi momentin kur u zgjua në mes të natës me lajmin e sulmit në cenralin bërthamor të Zaporizhias, duke shtuar se ato ishin “qartësisht një çështje e përbashkët evropiane që lidhet me shëndetit dhe sigurinë tonë”, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Johnson tha se duhet t’i bëhet e qartë Kremlinit se “një katastrofë bërthamore civile në Ukrainë, një tjetër Çernobil, është një fatkeqësi për Rusinë si dhe për këdo”.
Në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron të premten në mbrëmje, kryeministri Johnson e përshkroi krizën në Ukrainë si “lufta më e keqe në kontinentin tonë për një kohë të gjatë”.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













