Shqipëria
Tirana i vë emrin “Ukraina e lirë” rrugës ku ndodhet ambasada ruse
Kryeqyteti shqiptar Tirana kërkon të riemërtojë një pjesë të rrugës në lagjen e ambasadave me emrin “Ukraina e lirë”. A duhet të ndryshojnë diplomatët rusë tani kartëvizitat e tyre?"
Slogani “Ukraina e lirë” së shpejti do të duhet të printohet në kartëvizitat e diplomatëve rusë në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka njoftuar se do të riemërtojë një pjesë të rrugës në rrethin e ambasadave për të treguar solidarizimin me Ukrainën, transmeton albinfo.ch. Ambasadat e Ukrainës dhe Rusisë janë në këtë rrugë, ashtu si dhe ambasadat e Serbisë dhe Kosovës.
“Kjo rrugë do të përcaktojë qytetin tonë”, ka shkruar kryebashkiaku Erion Veliaj në Twitter, duke njoftuar dërgesat e ndihmave në zonën kufitare ukrainas-polake, ka shkruar spiegel.de. Veliaj është deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe është kryetar i Bashkisë së Tiranës që nga viti 2015.
Lituania po proteston gjithashtu kundër luftës në Ukrainë duke ndryshuar një emër rruge në kryeqytetin Vilnius. Autoritetet kanë njoftuar se do të pagëzojnë zyrtarisht si “Rruga e Heronjve të Ukrainës” një shteg pa emër që më parë të çonte në ambasadën ruse.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Remigijus Šimašius, përcjell albinfo.ch. Ai, me këtë veprim dëshiron t’i thotë presidentit rus Vladimir Putin se ukrainasit ekzistojnë vërtet dhe se ata janë heronjtë e vërtetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













