Lajme
2,38 franga, një litër naftë në Zvicër
Çmimet e larta prekin edhe Zvicrën
Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rekord së fundmi në gjithë botën, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë, duke përfshirë edhe Zvicrën, shkruan albinfo.ch.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, sanksionet, kanë bërë që kriza të ndihet në gjithë botën. Kjo krizë e ka prekur edhe shtetin e Zvicrës në të gjitha dimensionet e saj.
Çmimet më të fundit në pikën e karburantit Socar në Dübendorf ZH shkuan në 2,25 franga për një litër pa plumb, madje 2,38 franga për një litër naftë, duke rritur në minium për 25 centë, shkruan gazeta “Blick”, transmeton albinfo.ch.
Në bazë të indeksit ditor të kantoneve, Albinfo.ch ka pasqyron se në:
- Sion është rritur nga 1,98 franga në 2,23 franga
- Migrol në Bernë (2,20 franga).
- Shell në Kriens (LU) (2,25 franga).
- Altdorf (2,25 franga).
- Rappersëil-Jona SG, (2,28 franga).
Megjithatë, për shkak të rritjes së kostove të naftës së papërpunuar, si dhe për shkak të një sërë faktorësh të tjerë, kostot e karburantit pritet të arrijnë nivelet më të larta të vitit 2008 duke kaluar 2 CHF, për benzinën dhe 2,40 CHF për naftën.
Rritja e inflacionit në mbarë botën, ndikimi i pandemisë Covid, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, një ngadalësim i prodhimit të naftës amerikane dhe tensionet gjeopolitike kanë kontribuar të gjitha në rritjen e çmimeve, shkruan tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”













