Lajme
Evropa, nën trysninë e flukseve të refugjatëve ukrainas
Zyrtarët në Evropën Qendrore shprehën shqetësimin të dielën se po arrinin kapacitetin maksimale për një strehim në kushte normale të një pjesë prej afro 3.5 milionë refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë.
Shumica e ukrainasve kanë mbërritur në Poloni, Sllovaki, Rumani dhe Hungari, sipas të dhënave të përpiluara nga agjencia e OKB-së për refugjatët, duke ushtruar trysni mbi vendet e Bashkimit Evropian që po përpiqen tashmë t’i strehojnë.
Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan, tha se qeveria do të kërkojë të zgjasë gjendjen e emergjencës për të trajtuar fluksin e refugjatëve. Për të lehtësuar trysninë, zyrtarët po përpiqen të zhvendosin të ardhurit rishtazi, jashtë kryeqytetit të vendit, Pragës.
Parlamenti çek miratoi gjithashtu tri ligje këtë javë, duke e bërë më të lehtë për refugjatët ukrainas që të gjejnë një punë, të kenë sigurim shëndetësor e shkollim.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se shtatë korridore humanitare do të hapen të dielën për t’u mundësuar evakuimin e civilëve nga zonat ku ka luftime.
Ndërkohë në Poloni që nga fillimi i luftës kanë mbërritur më shumë se 2 milionë ukrainas. Zyrtarët në Varshavë thonë se kjo ka bërë që popullsia e kryeqytetit prej 1.8 milionë banorësh të rritet me 17%.
Rusia thotë se po zhvillon një operacion special ushtarak në Ukrainë që synon çmilitarizimin e këtij vendi. Por Ukraina dhe Perëndimi e quajnë atë një luftë agresive e të paprovokuar të ndërmarrë nga presidenti rus, Vladimir Putin./VOA
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














