Lajme
Dorëhiqet gjyqtari zviceran që e ka quajtur Zelenskin “vrasës masiv”
"Me këtë rast gjyqtari në fjalë ka bërë të veten propagandën ruse. Sepse Putini ka sulmuar Ukrainën me pretekstin e gjenocidit në lindje të Ukrainës"
“Zelenski është një vasal i NATO-s dhe një vrasës masiv”. Kështu ka shkruar gjyqtari i qarkut të Aarau (nga FDP), Giorgio Meier-Mazzucato, dhe e ka postuar këtë në Linkedin, transmeton albinfo.ch. Pas reagimeve rreth kësaj, ai ka dhënë dorëheqjen.
Në vazhdim, postimi i tij në Linkedin: “Zelenski është një vasal i SHBA-së dhe NATO-s dhe një vrasës masiv i ftohtë. Ajo që ai dhe të ngjashmit me të kanë bërë në Ukrainën lindore quhet gjenocid. Dhe tani ky superkriminel po i shtyn bashkatdhetarët e tij në një luftë të pashpresë. Sa mendje e sëmurë. Sigurisht, ai e ka organizuar shumë mirë arratisjen e tij”.
Këto deklarata janë krejtësisht të pakuptueshme për deputeten nacionale nga PS e Aargaut, Gabriela Suter, raporton “20 minuten”.
“Më duken tronditëse këto deklarata dhe nën dinjitetin e një gjyqtari qarku”. Sipas saj, me këtë rast gjyqtari në fjalë ka bërë të veten propagandën ruse. Sepse Putini ka sulmuar Ukrainën me pretekstin e gjenocidit, transmeton albinfo.ch. “Që nga viti 2014 ka një mision të posaçëm monitorues në Ukrainën lindore, detyra e të cilit është të shohë nëse armëpushimi po respektohet atje”, ka thënë Suter.
FDP e qarkut Aarau para kësaj është distancuar nga postimi në Linkedin dhe ka dashur të vërtetojë nëse këto deklarata janë në përputhje me punën e tij si gjyqtar. Kryetarja e FDP-së për Kantonin e Aargaut, Sabina Freiermuth, thotë tani për Tele M1: “Një deklaratë e tillë është plotësisht e pabazë dhe e gabuar”.
Ai ka njoftuar verbalisht se do të largohej nga FDP për të parandaluar procesin e përjashtimit, ka thënë ajo më tutje, përcjell albinfo.ch.
Për kryetaren e FDP-së të Kantonit Aargau është veçanërisht e dhimbshme që anëtarët e partisë së saj të bëjnë deklarata të tilla. “Pavarësisht nëse shprehemi publikisht ose privatisht: Putini po bën një luftë agresioni kundër një vendi sovran. Në këtë rast janë shkelur vlerat tona – liria, paqja, të drejtat e njeriut dhe demokracia. Prandaj ne nuk mund të respektojmë deklarata të tilla”.
“Si gjyqtar i qarkut, Giorgio Meier-Mazzucato ka një rol të veçantë në shoqëri. Dhe ai duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë rol”. Me dorëheqjen e menjëhershme, ai pa dyshim e ka parë këtë vetë dhe ka marrë pasojat, ka thüenë Freiermuth.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














