Lajme
Kompanitë nga Kosova promovojnë produktet në panairin “Fruit Logistica” në Berlin
Bëhet e ditur se shtatë kompanitë nga Kosova: EURO FRUTI, FUNGO, BOOST BERRIES, HIT FLORES, SANTE FRUIT, BERRY KODE dhe JONI-SH, nga data 05 prill 2022 po i promovojnë produktet e tyre në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica 2022”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Njëherësh po zhvillojnë kontakte me pjesëmarrës dhe blerës potencialë me qëllim të krijimit të bashkëpunimit, rritjes së prodhimit dhe të eksportit.
Vlen të theksohet se shtandi i Kosovës ka një hapësirë ekspozuese prej 119 m2 dhe po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për produktet e kompanive tona nga industria e pemëve dhe frutave të freskëta e të ngrira, fruta mali, fruta të imta dhe organike, boronica, mjedra, dredhëza, kërpudha etj.

Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Gjatë vitit 2020, në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” prezantuan më shumë se 3,300 ekspozues nga 91 vende dhe morën pjesë rreth 73,000 shitës dhe vizitorë tregtarë të 135 vendeve nga mbarë bota. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











